Site icon Telegrafi

Në Universitetin e Tetovës do të prezantohet projekti për veturë me rrymë elektrike

Në Universitetin e Tetovës nesër do të organizohen dy aktivitete me rëndësi arsimore-shkencore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ora 10, në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, nga ana e Universitetit të Trakisë – Republika e Turqisë, do të bëhet prezantimi teorik i veturës që punon me rrymë elektrike, ndërkohë më pas në parkingun e universitetit, do të bëhet edhe demonstrimi praktik i këtij projekti.

Ndërkaq nga ora 13, në amfiteatrin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës, do të bëhet hapja solemne e Konferencës së tretë ndërkombëtare shkencore e Fakultetit Filologjik./Telegrafi/

Exit mobile version