Telegrafi

Në Universitetin e Tetovës mbahet konferencë shkencore ndërkombëtare për edukim

Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca shkencore ndërkombëtare, me temë: ,,Arsimi dhe edukimi në shoqëritë me diversitet kulturor’’. Kjo konferencë u organizua nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit ,,Kadri Zeka” nga Gjilani i Republikës së Kosovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të kësaj konference, Fakulteti Filozofik i UT-së prezantoi para të pranishmëve, si dhe opinionit shkencor e publik edhe frytin e radhës të një pune editoriale shkencore, numrat: V dhe VI të revistës shkencore ,,PHILOSOPHICA”, një revistë në rrugën e afirmimit të saj.

Në këtë konferencë shkencore marrën pjesë mbi 100 studiues nga vendi, Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, si dhe studiues eminentë nga rajoni, ku u prezantuan mbi 50 punime shkencore. Kurse Prof. dr. Adem Tamo nga Universiteti i Tiranës zhvilloi një ligjëratë profesionale mbi edukimin pedagogjik në shoqëritë tona./Telegrafi/