Site icon Telegrafi

Në Ulqin sot janë katërmijë banorë më pak se në vitin 1991

Ulqini është i vetmi qytet bregdetar në Malin e Zi, që ka më pak banorë se para 25 vitesh, tregojnë rezultatet e Monstatit, shkruan ul-info.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 1991 në këtë komunë kanë jetuar 24.217 banorë, ndërsa dy dekada e gjysmë më vonë vetëm 20.081. Kjo do të thotë se numri i banorëve në këtë periudhë ka rënë për 4.136 persona, gjegjësisht për një të gjashtën.

Exit mobile version