Site icon Telegrafi

Në ujë të acartë për 10 mijë euro – do ta bënit edhe ju?! (Video)

Çfarë do të bënit për 10.000 euro?! Do të zhyteshit në ujëra të ngrira në mesin e një nate të acartë?

Disa sipërmarrës të rinj në Finlandë e kanë bërë me shpresën se kështu, do të fitonin aprovimin e një paneli investitorësh.

Konkursi i përvitshëm “Polar Bear Pitching” u zhvillua në qytezën e largët Oulu, e cila ndodhet vetëm një orë larg me makinë nga rrethi arktik.

Garuesit mund të kërkojnë mbështetjen financiare, por duhet të flasin vetëm kur uji i ngrirë t’i ketë mbërritur deri në pjesën e gjoksit. Çfarë ndjesie është kjo?

“Është e tmerrshme. Duket sikur po të gjuajnë me grushte nja 10 djem vërtet të fortë”, tha Lasse Brurok, fitues, përcjell tch.

Ky ishte shpjegimi që dha Lasse Brurok, fituesi i çmimit të këtij viti së bashku me partnerin e tij të biznesit, Arne-Morten Willumsen.

Sensi i humorit të dyshes i la mbresa jurisë dhe me shumë gjasë, përpjekja e tyre për të lansuar një website që i lejon përdoruesve të blejnë e të shesin online librat të rinj dhe të përdorur në vendlindjen e vet, Norvegji, ka për të marrë mbështetje.

Exit mobile version