Telegrafi

Në UEJL në Tetovë mbahet Panairi i Karrierës

Në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) do të organizohet Panairi i Karrierës. Aktiviteti mbahet më 26 prill në ora 10:00, ku do të prezantohet një numër i madh kompanishë në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Panairin do ta hapë rektori, Zamir Dika, që do të pasohet nga fjalime të mysafirëve të veçantë që do të jenë prezent në aktivitet.

Sipas UEJL-së, rreth 40 kompani, pra punëdhënës të mundshëm do të jenë prezent në aktivitet, ndërkaq është një mundësi e mirë për studentët që të njihen me kompani, por edhe me kompanitë që të njihen me punëtorët e mundshëm të ardhshëm të tyre./Telegrafi/