Site icon Telegrafi

Në UEJL filloi viti akademik 2016/2017

Në universitet në Maqedoni sot filloi viti akademik 2016/2017. Studentët e rinj u pritën në një mënyrë thuajse ceremoniale, para të cilëve kanë folur stafi akademik universitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Viti akademik filloi edhe në UEJL, ku studentët e rinj u pritën nga rektori Zamir Dika. Ai kishte përgatitur një fjalim enkas. Sipas tij, studentët e Universitetit të Evropës Juglindore, duhet ta ndjejnë veten të veçantë, sepse do të studiojnë në mjedisin më të bukur në rajon, me kushte për studim që ia kanë zili edhe mjaft universitete evropiane, me një përshtatje sipas kërkesave për shërbime ala “Snapchat”.

Rektori Dika vuri në pah edhe shërbimet tejet efikase elektronike dhe administrative, të cilat janë të dizajnuara për t’iu përshtatur stilit të jetës së studentëve në mënyrë dinamike, me një dozë të lartë të interaktivitetit./Telegrafi/

Exit mobile version