Përdoruesit e Twitter nuk po mund të futen në ueb-faqe tjera dhe të shohin video e fotografi, për shkak të një “bug” që e goditi këtë rrjet social.
Disa ditë më parë Twitter pësoi një “rënie” të ngjashme, kurse tani përdoruesit që kyçen në këtë faqe i pret porosia që tregon se bëhet fjalë për një defekt, transmeton Telegrafi.
Para kësaj, përdoruesit nuk mund të hapnin pothuajse asnjë link në Tëitter.
Mesazhi i defektin tregon se ka një problem me sistemin e Twitter, API, që përdor për të komunikuar me shërbimet e tjera, shkruan Independent.
Në anën tjetër, deri më tani askush nga Twitter nuk është deklaruar për këtë çështje, pavarësisht se përdoruesit nga vende të ndryshme të botës e raportuan këtë problem. /Telegrafi/