Site icon Telegrafi

Në Twitter ka filluar të lansohet veçoria ku mund të shihni numrin e shikimeve në postimet tuaja

Numri i shikimeve për postimet në Twitter (tweets) ka filluar të shfaqet për disa përdorues të Twitter – të paktën për postimet e tyre.

Më 1 dhjetor, CEO i këtij rrjetit social, Elon Musk premtoi se funksioni do të vinte për të “gjitha tweet-et, dhe do të duket ashtu siç tregohet numri i shikimeve për të gjitha videot”, një njoftim që ai përsërit një javë më vonë duke shtuar se do të vinte “për disa javë”, transmeton Telegrafi.

Përmes një fotografie nga një anëtar i stafit të The Verge mund të shihet numri i shikimeve të postimit të tij.

Derisa disa përdorues të tjerë të Twitter kanë raportuar gjithashtu se e kanë marrë këtë veçori, veçoria nuk duket se është ende i disponueshëm për të gjithë.

Gjithashtu siç duket nuk mund të shohim shikimet e postimeve të përdoruesve të tjerë. Mbetet e paqartë nëse Musk e ka synuar veçorinë që përdoruesit e tjerë të mund të shihnin se sa shikime marrin tweet-et e njerëzve të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version