Site icon Telegrafi

Në Tuz të Malësisë u festua “Dita e Komunës”

Komuna e Tuzit mbajti të dielën një manifestim solemn me rastin e Ditës së komunës.

Të pranishëm ishin edhe mysafirë nga të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët në rajon.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, veçoi diasporën si faktor i rëndësishëm i zhvillimit.

“Diaspora jonë duhet veçuar si një nga faktorët e zhvillimit të Malësisë. Edhe projekti i tyre i realizuar para disa ditësh, i vendosjes së përmendores së heroit kombëtar Dedë Gjon Lulit dhe rregullimit të Shtëpisë Muze në Bardhaj na bind se diaspora e ka mendjen e zemrën në vendlindje dhe se bashkëpunimi me ta është më se i mirëseardhur”, tha Gjeloshaj.

Dita e Komunës së Tuzit është e rëndësishme për shqiptarët pasi është komunë me vete dhe me mundësi zhvillimi.

Në fillim të marsit partitë politike shqiptare fituan zgjedhjet vendore përballë partisë së presidentit Milo Gjukanoviç. Në zgjedhjet e Tuzit morën pjesë edhe emigrantë shqiptarë të ardhur për të votuar kandidaturën e bashkimit të tre partive shqiptare, Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike.

Tuzi u nda nga kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica në shtator të vitit të kaluar. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dolën të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”.

Exit mobile version