Telegrafi

Në Turqi lansohet Google për myslimanë

Sipas gazetës turke "Hurriyet", faqja www.muslumangoogle.com përdorë bazën e të dhënave të makinës Google por i filtron fjalët e kërkuara në pajtim me mësimin e islamit.

Makina e kërkimit thjeshtë censuron shprehjet e caktuara prandaj nëse përdoruesi shkruan "sex", "porn" apo "porno" nuk do të merr asnjë rezultat por në të njëjtën fjala turke për seks do të pranohet.

Fjala e parë e cila ofrohet gjatë hapjes së faqe është "islam".

Në faqen kryesore dominon ngjyra e gjelbër, derisa fitimi nga reklamat e publikuara në faqe shkojnë në fondin për ndihmë Palestinës.