Klubi turk, Harunustapor ka transferuar futbollistin Omer Faruk Kiroglu, duke përdorur bitcoin, pasi duke paguar vlerën e 441 eurove nw monedha digjitale.
NTV Spor raporton se klubi i Sakarya First Division Group B, është bërë klubi i parë që ka përdorur kriptovaluta për blerjen e 22 vjeçarit.
Presidenti i klubit Haldun Sehit e bëri blerjen doku përdorur monedha digjitale.
“E bëmë këtë që të krijonim emër në shteti tonë dhe në botë. Kjo është hera e parë që ndodh si në Turqi, po ashtu edhe në botë”.
“Emri i klubit tonë është përmendur në televizion sikur të ishim klub profesionist. Jemi krenar me këtë”, ka thënë presidenti Sehit.
Është futbollist Kiroglu u shfaq i lumtur që është lojtari i parë në botë që është paguar me Bitcoin.
“Kjo është hera e parë si për mua, po ashtu edhe për botën. Siç tha edhe presidenti, kemi bërë dicka të re. Jam i hapur për gjërat e reja. Shpresoj që marrëveshje të jetë e frytshme për të dyja palët”.
Bitcoin si monedhë digjitale përdoret që nga viti 2009 për të blerë produkte dhe shërbime.
Në vitet e fundit ka marr një hov të madh në përdorim. /Telegrafi/