Site icon Telegrafi

Në Turqi 98 vdekje në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 shkon në 1,296

Turqia ka njoftuar se numri i vdekjeve nga coronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 1.296, me 98 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

Në llogarinë e tij në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 61.049, me 4.093 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ai po ashtu theksoi se me 511 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 është rritur në 3.957.

Autoritetet shëndetësore turke njoftuan se aktualisht në vend 1.786 pacientë po trajtohen në kujdes intensiv.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të coronavirusit ka tejkaluar shifrën 1.8 milionë, me mbi 116 mijë të vdekur dhe mbi 441 mijë të shëruar.

Exit mobile version