Site icon Telegrafi

Në Turqi, 12 të tjerë vdiqën nga Covid-19 – numri i të infektuarve u rrit nga 277 në 947

Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Turqi është rritur nga nëntë në 21 në 24 orët e fundit, dhe numri i infeksioneve të identifikuara ka kërcyer në mënyrë dramatike nga 277 në 947, njoftoi ministri turk i shëndetësisë.

Ministri Fahretin Koca tha se 2953 teste të coronavirusit janë kryer në Turqi në 24 orët e fundit, shkruan The Guardian.

“Ne paralajmërojmë të moshuarit tanë. Rreziku i vdekjes rritet me moshën”, shtoi ai.

Turqia të shtunën vendosi një shtetrrethim të pjesshëm për qytetarët e saj mbi 65-vjeç dhe të sëmurët kronikë, transmeton Telegrafi.

Turqia gjithashtu ndaloi përkohësisht uljet e avionëve nga 46 vende të tjera të shtunën.

Vendi tashmë ka ndaluar fluturimet nga 22 vende.

Ndalimi i ri për fluturimet përfshin gjithashtu Kanadanë dhe pjesën veriore të Qipros.

Më parë, Turqia kishte mbyllur shkollat, kafenetë dhe baret, ndaloi lutjet në masë në xhami dhe piknikët në natyrë. /Telegrafi/

Exit mobile version