Telegrafi

Në trupin e trevjeçarit mjekët gjejnë plumb, prindërit besojnë se e kishte gëlltitur (Foto)

Hunter Wood, 3-vjeçar nga Queensland i Australisë, ka përfunduar në qendrën emergjente pasi brenda trupit kishte një plumb. Megjithatë, plumbi nuk kishte përfunduar në trupin e tij ashtu siç mendojnë shumica.

Ai qëndronte i shtrirë në shtrat kur e shikoi babanë dhe i tha: “Babi, kam gëlltitur një plumb”, ka deklaruar babai i vogëlushit Tim. Ai po kryente punën e tij, ku u ofron vizitorëve vozitje me vetura ushtarake që janë përdorur gjatë luftës në Vietnam, transmeton Telegrafi.

Në makinerinë që shërben për testimin e aftësive në qitje, vazhdimisht ekspozohen plumba të kalibrit të ndryshme që u jepen fituesve, kështu që prindërit e Hunter besojnë se aty e kishte marrë plumbin që e ka gëlltitur.

“Mendojmë se e ka futur plumbin në gojë dhe kur e kuptoi se i ka mbetur në fyt, vrapoi për të pirë një gojë me ujë për ta shtyrë poshtë”, ka deklaruar babai i vogëlushit.

Sidoqoftë, ai është dërguar me urgjencë në spital, ku pas rëntgenografisë së bërë është konstatuar se plumbi ka ngecur në zorrën e trashë. Megjithatë plumbi nuk ka shkaktuar kurrfarë dëmi, kështu që mjekët nuk kërkuan ndërhyrjen kirurgjikale.

Ky “objekt” ka dalë nga trupi i djaloshit, kurse e ëma e tij ka marrë për mision që të sigurohet se një gjë e tillë ka ndodhur duke qëndruar pranë tij në tualet. /Telegrafi/