Është mrekulli kur dikush arrin të jetojë 105 vjet, e lërë më në mënyrë aktive të punojë, megjithatë, Bill Frankland ka arritur të thyej çdo stereotip.
Bill ka përjetuar gjithçka. Është veteran i Luftës së Dytë Botërorë, ishte rob i luftës nga japonezët, por përkundër të gjithave, ka arritur të kthehet nga lufta pa pasoja serioze dhe vazhdojë të punojë, transmeton Telegrafi.
Ai vazhdon t’i qëndrojë besnik betimit të Hipokratit, pasi edhe pse 105-vjeçar vazhdon të punojë si mjek.
Jetëgjatësinë ia atribuon ushtrimeve të përditshme me të cilat qëndron në formë të mirë fizike. /Telegrafi/