Një incizim tregon trupin e një të mbijetuari nga sulmet e sotme në Bruksel, të cilit për shkak të shpërthimeve i kishte depërtuar një gozhdë në trup.
Gozhda shihet se ndodhet pak centimetra nga zemra e pacientit, i cili tashmë gjendet në Spitalin Ushtarak në Neder në pjesën veriore të kryeqytetit belg.
Të paktën 34 persona janë vrarë dhe 230 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një seri sulmesh me bomba brenda aeroportit të Brukselit dhe një stacioni të metrosë.