Telegrafi

Në Tropojë komisioneri kapet duke nxjerrë fletët e votimit nga kutia (Video)

Një rast i shkeljes së ligjit është kapur në kamera, teksa komisionerët e PS-së kanë futur duart në kutitë e votimit.

Pamjet e siguruara nga Oranews, tregojnë momentet kur komisionerët e PS-së në Tropojë, mundohen të nxjerrin fletët e votimit.

Njëra prej tyre ka dalë dhe një prej komisionerëve e ka futur në vend, duke u justifikuar se fleta e votimit ishte futur në kutinë e gabuar.

Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga RTV ora duket qartë që një prej komisionerëve merr fletën me ngjyrë të verdhë dhe e rifut ne kuti.

Për më tepër ndiqni videon e publikuar nga oranews.