Një rast i shkeljes së ligjit është kapur në kamera, teksa komisionerët e PS-së kanë futur duart në kutitë e votimit.
Pamjet e siguruara nga Oranews, tregojnë momentet kur komisionerët e PS-së në Tropojë, mundohen të nxjerrin fletët e votimit.
Njëra prej tyre ka dalë dhe një prej komisionerëve e ka futur në vend, duke u justifikuar se fleta e votimit ishte futur në kutinë e gabuar.
Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga RTV ora duket qartë që një prej komisionerëve merr fletën me ngjyrë të verdhë dhe e rifut ne kuti.
Për më tepër ndiqni videon e publikuar nga oranews.