Telegrafi

Në tri pika kufitare të Kosovës kërkohet testi për COVID-19

Në tri pika kufitare të daljes nga Kosova, kërkohet testi për COVID-19.

Kështu ka njoftuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut në Glloboqicë dhe në Han të Elezit si dhe në pikën kufitare me Malin e Zi në Kullë kërkohet testi për COVID-19.

Këto janë tri pikat kufitare kërkohet testi për COVID-19, dy prej të cilave janë pika në kufi me Maqedoninë e Veriut, e cila si rregull ka vënë që qytetarët e Kosovës të kenë me vete testin për COVID-19 kur duan të kalojnë kufirin.

Lexo po ashtu Kosova, e shqetësuar nga masat kufizuese për lëvizje në Maqedoninë e Veriut

Autoritetet e Kosovës kanë shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që gjatë hyrjes në këtë shtet, qytetarët e Kosovës duhet ta kenë testin e coronavirusit. /Telegrafi/