Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani janë numëruar 99.2% të votave.
Pa numëruar kanë mbetur vetëm 19 kuti votimi në tri komuna të Kosovës, përcjell Telegrafi.
Në Komunën e Prizrenit kanë mbetur pa numëruar 16 kuti votimi.
Në Lipjan mbeten pa numëruar dy kuti votimi derisa në Prishtinë pa u votuar ka mbetur vetëm një kuti votimi.
Kujtojmë që mbeten për tu numëruar edhe një sasi e madhe e votave nga diaspora, pastaj votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
KQZ ka thënë se ende nuk dihet kur do të fillojë procesi i shqyrtimit dhe votimit të votave nga diaspora./Telegrafi/