Tre aksidente të rëndë me pasojë vdekjen e tre të moshuarve kanë ndodhur pasditen e së martës në Shkodër.
Mësohet se të tri aksidentet kanë ndodhur në aksin rrugor Shirokë-Shkodër.
Fillimisht një 35-vjeçare duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur një 70-vjeçar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e plagëve të mara, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Nga ana tjetër, edhe një 24-vjeçare është përfshirë në aksident, kur duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motorin me drejtues 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Në rastin e tretë, një 28-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur moto mjetin me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç. I cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. D., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç. I cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
E. M., 35 vjeçe., banuese në Shirokë. Në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin S. Rr., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
L. B., 24 vjeçe., pasi ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.