Ditën e djeshme (e shtunë) ka qenë një ditë mjaft e rëndësishme për këngëtaren e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu.
Kjo ngase djali i saj, Tiani, të cilin e ndan me partnerin Patris Berisha, ka festuar ditëlindjen e tretë.
Me ç’rast artistja e njohur ka realizuar një set të veçantë fotografik me djalin dhe bashkëshortin e saj, teksa shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Në kolazhin e një sërë imazhesh, biondja ka arritur të marrë vëmendje me dukjen e saj unike.
“Tian Patris”, ka qenë përshkrimi krahas fotografive.
Ndërkohë, urimet e shumta nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e këngëtares Sejdiu.
Tuna përndryshe që një kohë të gjatë është në lidhje me instrumentistin e njohur njëherësh vëllain e këngëtarit Robert Berisha, gjersa dyshja së bashku kanë vetëm një djalë. /Telegrafi/