Site icon Telegrafi

Në trend, këmisha e xhinseve

Secila femër trendi, por edhe ato që dëshirojnë relaks me rroba, definitivisht duhet të ketë këmishë teksasi!

Këmishët teksas janë diçka të pazëvendësueshme tash e dy sezone, janë aq praktike, aq të thjeshta, aq sharmante dhe aq të këndshme për t’u përputhur me trend dhe kombinim. Me fund veror, me pala, rrjetë, pambuk, maksi apo mini, me pantallona të shkurtër, pantallona me lule por edhe të hapur me një fustan të rrjedhshëm…këmisha teksas është e përkryer për çfarëdo kombinimi!Ndoshta është më mirë këmishën teksas ta veshim në stil casual, të përditshëm, por nëse doni të dukeni më ‘urbane’ kur dilni në klube nate ajo është e përkryer edhe për këso raste. Rekomandimi ynë është që këmishën e teksasit ta vishni me shumë ngjyra, fund të kuq, sandale me ngjyrë të ndezur, çantë ngjyrë ari në duar dhe të gatshme për të shndritur kudo që paraqiteni! /Femina/Telegrafi/
 

Exit mobile version