Site icon Telegrafi

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar janë krijuar 9562 vende të lira pune në Maqedoni

Numri i vendeve të lira të punës në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ishte 9.562, ndërsa numri më i madh, 2.149, ishte në grupin e dytë të profesioneve ekspertë dhe shkencëtarë, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikës.

“Më pas renditen grupet e punëtorëve në veprimtari shërbimi dhe shitje me 2.074 vende të lira pune, Profesionet elementare 1.638, Profesionet për punë joindustriale në prodhim 1.028, operatorët dhe montuesit e makinerive dhe impianteve 851, Teknikët dhe profesionet përkatëse 1.06 anëtarë. Po ashtu 44 vende të lira janë regjistruar në grupin e anëtarëve të organeve legjislative dhe ekzekutive, zyrtarëve shtetërorë, nëpunësve të lartë civilë, diplomatëve dhe drejtorëve, si dhe 19 në grupin e punonjësve profesionistë në bujqësi, pylltari, peshkim dhe gjueti.

Siç njofton Enti Shtetëror i Statistikës, në tremujorin e katërt të vitit të kaluar shkalla e vendeve të lira të punës ishte 1.93 për qind.

Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 3.47 për qind është në sektorin e Akomodimit dhe Aktiviteteve të Shërbimit Ushqimor, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin e Administratës Publike dhe Mbrojtjes, sigurimet shoqërore të detyrueshme, që kapin masën 0.13 për qind./Telegrafi/

Exit mobile version