Site icon Telegrafi

Në tregun e Kosovës vjen dyqani i kompletuar për shtëpi

Rrjeti më i madh i lokaleve të elektronikës në vend, AZTECH Electonics lajmëron hapjen më të madhe të vitit.

AZTECH ELECTRONICS sjell mega ofertën me rastin e hapjes së pikës së re në Zonën Industriale, në Magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë. Zbritja e hapjes sjell pajisjet elektronike deri në 50% zbritje, dhe mundësi blerje deri në 12 këste, pa kamatë me të gjitha kartelat e bankave që performojnë në Kosovë.

Por, rrjeti lokal i dyqaneve të elektronikës sjell me vete edhe risi, kështu duke zgjeruar asortimanin me artikuj që i duhen çdo shtëpie. AZTECH tani ka themeluar edhe kompaninë motër, AZTECH HOME ku pritet që në këtë pikë të shitjes të ketë një hapësirë me mbi 1000m2. Produktet që do të jenë prezent përfshinë të gjitha nivelet e çmimeve, pra ato të lira, mesatare si dhe ato kualitative që përfshijnë brendet më të njohura evropiane dhe botërore.

Vlen të ceket që hapësirë e caktuar brenda ambienteve të kësaj pike ju ka jap edhe prodhimeve vendore, si atyre të tekstilit, artizanateve apo punimeve nga druri si llampave, etj. AZTECH ka për fokus të veçantë zhvillimin ekonomik duke qenë urë lidhëse për promovimin e prodhimeve nga prodhuesit vendor.

Kjo pike e shitjes ka punësuar më shumë se 20 punëtorë me ekspertizë në shitje dhe shërbimin ndaj klientëve. AZTECH ka për qëllim punësimin e qytetarëve të Kosovës duke mos diskriminuar mbi gjininë apo etnicitetin e individëve.

Prandaj, AZTECH fton të gjithë qytetarët në hapje që do të jetë, ditën e Enjte me 23 Nëntor, ora 11:00, në Fushë Kosovë (lokacioni përball LC Waikiki dhe Lesna)

Exit mobile version