Site icon Telegrafi

Në tre muaj, investimet e huaja arritën vlerën e 261 milionë eurove

Afro 60% e investimeve të huaja në tremujorin e dytë të vitit në Shqipëri u përqendruan në projektet madhore në energjetikë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja e investimeve të huaja në këtë tremujor ishte e lidhur në masën dërrmuese me këto projekte.

Të dhënat e BSH-së, për tremujorin e dytë treguan se investimet e huaja direkte prekën vlerën e 261 milionë eurove, në rritje me 37% krahasuar me tremujorin e parë të vitit apo me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e detajuara dëshmojnë se rritja e investimeve ka ardhur e gjitha nga pak projekte madhore të sektorit të energjisë.

Sektor tjetër që ka pasur një peshë domethënëse në ecurinë e investimeve të huaja ka qenë ai financiar. Investimet e huaja në këtë sektor për tremujorin e dytë ishin 25 milionë euro dhe që lidhen kryesisht me injektim kapitali shtesë në bankat tregtare të vendit prej grupeve të huaja zotëruese.

Exit mobile version