Telegrafi

Në trazirat në Kopenhagë arrestohen 436 persona

Rreth 3.000 demonstrues kanë tentuar të ngjiten mbi veturat e policisë. Policia është përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës, derisa në tollovinë që pasoi, policia ka arrestuar 436 persona.

"Asnjëherë më parë nuk kemi arrestuar kaq shumë njerëz vetëm në një incident”, ka deklaruar një zëdhënës i policisë daneze dhe ka shtuar se, në këto trazira megjithatë nuk ka pasur të lënduar.

Paria e qytetit ia kishte shitur ndërtesën në fjalë, qysh në vitin 2000, një bashkësie fetare në Kopenhagë. Ndërtesa qysh prej vitit 1982 ka qenë seli e aktivistëve majtist, të cilët edhe sot kanë udhëhequr demonstruesit.