Kourtney Kardashian dhe Travis Barker përkundër aludimeve të shumta janë duke planifikuar të rrisin familjen e tyre.
Në një trailer të ri për serialin e ardhshëm të Hulu, “The Kardashias”, çifti shihet në zyrën e një mjeku duke diskutuar planet e tyre për të pasur një fëmijë.
“Travis dhe unë duam të kemi një fëmijë”, thotë Kourtney.
Në këtë pjesë të shkurtër të publikuar në rrjete sociale shihen gjithashtu disa pamje të Kim Kardashian duke i dërguar mesazhe të dashurit të saj, Pete Davidson.
Gjithashtu, shfaqet një bisedë mes Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian duke diskutuar për marrëdhënien e tyre të ndërlikuar mes ngjarjeve të mëdha që kanë ndodhur.
Në fragment flitet edhe për ndarjen e Kim nga reperi Kanye, me të cilin u nda ligjërisht para pak ditëve.
Pas ndarjes zyrtare nga West, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” pati probleme të vazhdueshme përfshirë këtu edhe të dashurin e ri, komedianin e “Saturday Night Live”.
https://www.youtube.com/watch?v=CvEzCkdgnWk&ab_channel=Hulu
“The Kardashians” do të shfaqet premierë më 14 prill në Hulu. /Telegrafi/