Telegrafi

Në tokë keni parë, por në ujë ndoshta jo: Momenti kur një bombë e Luftës së Dytë Botërore shpërthen në det (Video)

Janë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet momenti kur ekspertët e shpërthimit të bombave nga Marina e Mbretërisë së Bashkuar hedhin në erë një bombë gjermane të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë njësia e zhytjes me bazë në Portsmouth e cila u thirr në veprim pasi pajisja eksplozive u kap në rrjeta të vendosura nga një peshkatar pranë Clacton-on-Sea, në Essex.

Siç bëhet e ditur, ekipi i specialistëve tërhoqi bombën parashutë më tej në det dhe realizoi një shpërthim të kontrolluar duke bërë një “spërkatje të madhe”.

Dhe, siç thuhet më tej, papritmas një zhurmë e mprehtë dhe me zë të lartë mund të dëgjohet, duke shkaktuar që sipërfaqja e ujit të bëhet përkohësisht e “ndezur”. /Telegrafi/