Në Tiranë po shpërndahen trakte nga ekstremistë ku shkruhet se “duhen vrarë ata që nuk janë besimtarë”.
Kështu shprehet për “Të paekspozuarit” në Ora News, ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ermir Gjinishi.
Ai shkon edhe më tej kur thotë se këto trakte propagandistike me karakter të fortë ekstremist po shpërndahen nëpër shtëpi në Tiranë.
I mbetet tashmë autoriteteve të nisin hetimet nëse kjo deklaratë është e vërtetë, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm për përhapjen e elementëve radikalë në vendin tonë.