Telegrafi

Në Tiranë përurohet “Rruga e kosovarëve” (Video)

Ka përfunduar së rikonstruktuari “Rruga e Kosovarëve”, pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë, investim ky i bërë nga të ardhurat e mbledhura nga taksa e parkingjeve publike në kryeqytet.

“Kjo rrugë është përuruar disa herë nga bashkia e mëparshme. Por, merr fund saga pesëvjeçare. Për këtë rrugë kanë paguar qytetarët me të ardhurat e këtij viti nga agjencia e parkingjeve. 100-lekëshat që kanë paguar në parkingjet publike të bashkisë janë përkthyer në korsi biçikletash, trotuare dhe rrugë si kjo”, tha kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

“Rruga e Kosovarëve” lidh digën e liqenit me Komunën e Parisit, çka e bën atë shumë të frekuentuar për shkak të mbipopullimit të kësaj zone.

“Kemi futur një kulturë të re të parkimit publik, për t’u siguruar që të gjejmë më shumë vende parkimi, më pak trafik, siç dhe ka rezultuar dhe sigurohemi që këto para’ që mblidhen nuk shkojnë në duart e spekulantëve që i zënë hapësirat, por përkthen në investime”, shtoi Veliaj. /Top Channel/