Edhe pse pa mbështetje financiare nga shteti, Instituti i Albanologjisë në 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit ka organizuar një seri aktivitetesh.
Me këtë rast, studiuesit kanë mbledhur një fond prej një milion dokumentesh që flasin për rolin e Ismail Qemalit si shtetformues.
Drejtori i Institutit, Marenglen Verli, thotë se institucioni që ai drejton ka një agjendë aktivitetesh që do të zhvillohet më 24-26 janar dhe me disa botime dokumentarë që janë fryt i punës së studiuesve. /Ora News/