Site icon Telegrafi

Në Tiranë nëna raporton zhdukjen e djalit, në Elbasan djali raporton babën e zhdukur

Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë njofton se një nënë ka bërë kallëzim se është zhdukur djali i saj 13 vjeçar.

28 vjeçarja e cila banon në Tufinë, kallëzimin e ka bërë të enjten më 27 shtator.

Policia njofton se po punohet për gjetjen e 13 vjeçarit.

Njoftimi i policisë për zhdukjen e 13 vjeçarit
Më datë 27.09.2018, shtetësia S. M., vjeçe 28, banuese në Tufinë, me arsim 5 klasë, kallëzon se i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i saj, me iniciale S. M., vjeç 13. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë edhe në Elbasan raportohet për një person të zhdukur.

Sipas njoftimit të Komisariatit të Policisë Gramsh, një 22 vjeçar ka kallëzuar se i është larguar nga banesa babai 55 vjeçar dhe nuk është kthyer më.

Policia thotë se materialet kanë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Njoftimi për zhdukjen në Gramsh
Më datë 27.09.2018, shtetasi M. D., vjeç 22, banues në lagjen “Holta” Gramsh, kallëzon se i është larguar nga banesa babai D. D., vjeç 55. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan./Telegrafi/

Exit mobile version