Site icon Telegrafi

Në Tiranë, ndërron jetë i riu që u hodh nga kati i tretë i banesës pas sherrit me prindërit

Ndërron jetë 25-vjeçari, që u hodh gjatë natës nga pallati, pasi kishte plagosur gjatë një sherri prindërit. Ngjarja e rëndë ndodhi në katin e rrugën “Pabli Naso”, në katin e tretë të një pallati në Tiranë

Mësohet se shtetasi me inicialet B.S., u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Gjatë përleshjes 25-vjeçari ka goditur me thikë të atin dhe ka plagosur të ëmën, e cila kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën ‘Nasi Pablo’.Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetasia A. S., rreth 53 vjeç”.

“Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.

Pas këtyre veprimeve 25-vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, njofton Policia.

Exit mobile version