Ministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Bashkim Ameti, është duke qëndruar ë Tiranë, ku po merr pjesë në tryezë të rumbullakët për zbatimin e vegimit të përbashkët për mbrojtje ndërkufitare të rajonit Mali Sharr – Korabi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
AIM bën të ditur se në kuadër të projektit në Tiranë, ministri Ameti realizoi takim me ministrin e mjedisit jetësor, Lefter Kokaj, si edhe me atë të Kosovës, Ferat Shala.
Me këtë rast, Ameti ka deklaruar se është e patjetërsueshëme ndërmarrja e veprimeve të bashkërenduara në nivel lokal, rajonal dhe global për parandalimin, uljen dhe zbutjen e ndikimeve të dëmshme ndaj llojshmërisë biologjike në këtë rajon./Telegrafi/