Sot në Tiranë u liruan 9 gra të cilat përfituan nga amnistia. Në shoqërimin e tyre ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dha një deklaratë për media ku bëri thirrje për riintegrim të tyre si njerëz të lirë.
Emocioni i grave të liruara shprehej qartë në sytë e tyre, të shoqëruara më lule në duar ato përqafonin njëra-tjetrën në shenjë lumturie, shkruajnë mediat shqiptare.
Në grupin e grave të liruara nuk mund shpëtonte pa rënë në sy “bukuroshja zeshkane” e cila e pozicionuar në krahun e Manjanit mori vëmendjen e medias falë bukurisë dhe lumturisë që e karakterizonte gjatë gjithë kohës.
Ajo është e identifikuar si Uarda Çota, e dënuar më parë me 5 vite burg pasi në gjendje të dehur aksidentoi në Tiranë familjen e ish-zv.ministrit të Brendshëm Avenir Peka, ku humbi jetën 11 vjeçari Rubin Peka.
Sot ajo gëzon lirinë bashkë me 9 gra të tjera të cilat të akuzuara për vepra të ndryshme penale duke nisur që nga vrasje e deri tek prostitucioni, bashkohen me familjen e tyre në gjendje të lirë farë amnistisë.
Emrat e grave që lirohen nga Burgu 325 Tiranë
Leonora Zaçellari – e dënuar për plagosje
Lumturi Koli – e dënuar për drogë
Ina Dulaj – e dënuar për vjedhje
Vera Camaj – e dënuar për prostitucion
Uarda Çota – e dënuar për aksident
Anila Angjo – e dënuar për vrasje
Dallandyshe Kasaj – e dënuar për vrasje
Fatbardha Gjonaj – e dënuar për vrasje
Feruze Bregu – e dënuar për vrasje