Në një video që po qarkullon në rrjetin social “TikTok” e publikuar nga “vmrodpmne.mk”, kryqëzohet kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me gjuhë të urrejtjes.
Videoja e publikuar përmban pyetje “A dëshironi ta shpërbëjmë kuvendin?”, ndërsa më poshtë thuhet “T’i japim fund këtij shqiptari”, duke e përdorur termin racist.
Gjuha e urrejtjes është përdorur edhe në komentet me fjalitë “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”, ndërsa videoja përmban sekuenca të punës së Xhaferit në Kuvend.
Ndryshe, gjuha e urrejtjes dhe nxitja dhunë është e dënueshme sipas Kodit Penal të RMV-së, ndërsa këto fenomene janë më të shpeshta para zgjedhjeve për të mobilizuar masa./Telegrafi/