Telegrafi

Në thesarin lodër gjeti monedhën që kapë vlerën 280 mijë euro (Foto)

Një burrë që dëshiron të mbetet anonim nga Essex i Anglisë, ka zbuluar se në ‘thesarin’ që luajnë fëmijët, është një monedhë e rrallë me vlerë enorme.

Në një kuti të mbushur me para të devalvuara dhe pa vlerë, me të cilin improvizonin vjedhje piratësh, është gjetur monedha e artë që mund ta shihni më poshtë, transmeton Telegrafi.

Ky objekt ari, që e shfaqë Mbretëreshën Anne ‘Vigo’ të Spanjës, është vetëm njëra nga 20 të tilla që janë punuar ndonjëherë. Mësohet se kjo është transportuar me anije nga gjiri Vigo i Spanjës, për në Britani të Madhe gjatë vitit 1702.

Nuk dihet se si ka përfunduar në familjen ku ndodhet tani, por pronari pretendon se ka luajtur me të që kur ishte fëmijë.

Mirëpo, pasi i ka parë disa monedha të tilla në një muze, ai ka vendosur të konsultojë ekspertët. Paraja që kapë vlerën e 280 mijë euro, do të del në ankand gjatë muajit të ardhshëm. /Telegrafi/