Gjatë pastrimit të rrënojave të një shkolle të vjetër në Tokio të Japonisë, u gjetën 1,400 pushkë dhe 1,200 shpata, të cilat besohet se janë nga Lufta e Dytë Botërore.
Krahas armëve të ndryshkura, u gjetën edhe tetë granata dhe 302 plumba, që të gjitha të dëmtuara në kohë, që nuk mund të përdoren as për metal, transmeton Telegrafi.
“Jemi të befasuar me gjetjen që bënë punëtorët, nuk e dimë se kujt i përkasin, apo pse u fshehën aty” ka thënë një zyrtar policor.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë, por armët besohet se janë futur aty në vitin 1945, kur Japonia e shpalli dorëzimin.
Megjithëse kanë kaluar më se 70 vjet nga konflikti, japonezët ende gjejnë armë dhe bomba të pashpërthyera. /Telegrafi/