Dje rreth orës 14 e 45 minuta në vendin e quajtur ”Pazari i Grave” në lagjen Çarshia e Epërme katër persona janë zënë dhe kanë goditur njëri tjetrin me grushta dhe mjete të forta, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se dy grupet janë zënë për materiale tekstili që shiten në këtë ditë e cila është ditë për tregti.
Pesonat L.T (35) dhe B.E (31) nga fshati Neproshten i Komunës së Tearcës janë rrahur me T.L dhe B.L(57) dhe pas zënkës të njejtët janë drejtuar Departamentit të Kirurgjisë në Spitalin Klinik në Tetovë me lëndime të lehta trupore.
Policia e Tetovës ka ndaluar të gjithë personat e përfshirë në zënkë për bisedë informative për të sqaruar rastin./Telegrafi/