Site icon Telegrafi

Në Tetovë numri i të infektuarve me COVID-19 vazhdon të jetë shqetësues

Shtabi i Krizës në Tetovë informon se për një kohë të gjatë në këtë rajon ka numër njëshifror të të infektuarve me COVID-19, gjegjësisht katër raste të reja, prej të cilëve tre janë në Komunën e Tetovës, ndërsa një në komunat rurale. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 538 persona, prej të cilëve 333 janë aktiv.

Janë shëruar 169, ndërsa 36 kanë ndërruar jetë, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“Komisioni për Sëmundje Infektive ka marrë vendim me të cilën, shtabet e krizës vetë vendosin për organizimin transportit ndërkomunal. Si përfundim Shtabi i Krizës ka dërguar vendim deri tek SPB Tetovë me të cilën informon dhe ka liberalizuar transportin publik. Pas kësaj transportuesit duhet t’i respektojnë masat mbrojtëse”, tha Arifi.

Ajo theksoi se në spitalin e Tetovës, si dhe javën e kaluar ka numrin e njëjtë të të shtruarve në spital./Telegrafi/

Exit mobile version