Në Tetovë për herë të parë në 24 orët e kaluara, nuk ka pasur persona që janë udhëzuar për izolim 14 ditor në shtëpitë e tyre si të dyshuar për Covid-19,.
Siç thonë nga Policia e Tetovës, nuk ka pasur nevojë, madje të lëshohen vendime nga Inspektorati Shtetërorë Sanitar dhe Shëndetësorë ose deklarata për izolimin e tyre.
“Në periudhën 5/6 maj, janë kontrolluar 115 persona me vendime tashmë ekzistuese për izolim dhe 35 persona me deklarata të nënshkruara për vetizolim, ndërsa nuk ka paralajmërime për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse”, kumtoi zëdhënësi Marjan Josifoski.
Ai tha se gjatë 24 orëve të kaluara, gjashtë persona u zbuluan për “mosrespektimin e rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, sipas nenit 206 të Kodit penal dhe shkeljes së orës policore./Telegrafi/