Zbatimi i shërbimeve për asistencë personale për personat me nevoja të veçanta është jesë e trajnimit dyditorë në kuadër të projektit ”Përparimi i shërbimeve për përfshirje sociale”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti mbështetet nga BE-ja përmes IPA fondeve. Trajnimi ”Mbështetje personale për jetë, punë dhe gëzim” ka për qëllim që në praktikë të verifikojë mënyrën e zbatimit të modelit të asistencës personale për këtë kategori njerëzish.
Në trajnimin dyditorë marrin pjesë tetë persona me nevoja të veçanta, asistentët e tyre që vetë i kanë përzgjedhur, përfaqësues të shoqatës Lëvizshmëria, nga Tetova dhe Gostivari.
Afati i përfundimit të këtij projekti është qershori./Telegrafi/