Site icon Telegrafi

Në Tetovë jo të gjithë i respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi

Grumbullime prej më tepër se pesë personave sidomos para bankave, dalje nëpër rrugë pa maska, frekuentim parqesh në grupe më të mëdha. Kjo është pamja e sotme e rrugëve të Tetovës.

Jo të gjithë qytetarët i respektojnë rekomandimet e Qeverisë, të vendosura nga përhapja e coronavirusit.

Në rajonin e Pollogut është rritur numri i personave që janë në izolim shtëpiak, duke shkuar në 442 persona, prej të cilëve 295 në Tetovë dhe 147 në Gostivar.

Policia sërish kujton qytetarët për dënimet e rënda në para dhe madje edhe burg për ata që nuk respektojnë urdhrat.

“Paralajmërojmë qytetarët që të evitojnë grupimet nëpër qytet, të kenë kujdes gjatë komunikimit dhe të mbrojnë higjienën maksimale dhe të mbrohen me doreza plastike dhe maska mbrojtëse, në të kundërtën me implikimet ligjore ku parashihen gjoba të larta për mosrespektim rregullash dhe arrestime”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga ana tjetër, nga Shtëpia e Shëndetit Publik, ka filluar hapja e pikave shëndetësore në gjitha fshatrat e Komunës së Tetovës, me qëllim që rastet e dyshimta ta kenë më afër pikën shëndetësore./Alsat/

https://youtu.be/983AWrIKNs0

Exit mobile version