Në Galerinë e Arteve në hamamin e vjetër turk në Tetovë, mbrëmë u hap ekspozita me 60 fotografi nga këshilltari i parë pranë ambasadës së Francës në Maqedoni Dominic Gotje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fotografitë janë bardhë e zi, kurse përfaqësojnë portrete të njerëzve të luginës Omo në Etiopi. Gotje fotografitë i ka bërë gjatë dy ekspeditave në këtë fushë në vitin 2006 dhe 2007 kur ky diplomat ishte në funksion në Adis Abeba. Ekspozita ishte në organizim të zyrës franceze Alianca nga Tetova, njofton AIM.
Parprakisht, ekspozita e portreteve është organizuar në Shkup por suksesi i madh që ka arritur kjo ekspozitë, e ka motivuar fotografin ta hapë atë edhe në Tetovë.
Në ekspozitën e mbrëmshme, ka marrë pjesë edhe ambasadori i Francës në Tetovë, Christian Thimonier dhe zëvendës-ministri për kulturë, Behixhudin Shehapi. /Telegrafi/