Në Tetovë është diskutuar projekti ”Ndërtimi dhe rindërtimi i sistemeve të kanalizimit dhe kolektorëve dhe ndërtimi i stacionit të pastrimit për ujrat e zeza për aglomeracionin Tetova”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në diskutimin publik u tha se projekti kushton rreth 28 milionë euro, 22 milionë nga të cilat janë siguruar nga fondet e BE-së.
Me stacionin e ri të filtrimit duhet të mundësohet mbrojtje të ujrave sipërfaqsore nga lumenjtë në rajonin e Tetovës, parasegjithash të Vardarit, njiherit edhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve./Telegrafi/