Anëtari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë, Nazmi Dauti ka thënë se dalja deri ora 10:00 ka qenë i ulët dhe në krahasim me rrethin e parë ka pasur regres.
Në gjithë qytetin e Tetovës dhe fshatrave përreth ka 82 mijë votues që duhet të shprehin vullnetin e tyre deri në ora 19:00.
Përndryshe, në garë për Komunën e Tetovës janë Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa. /Telegrafi/