Telegrafi

“Në tetor shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme” (Video)

Është duke u bërë një punë e madhe për protestën e thirrur më 14 maj, ka thënë Bali Muharremi, deputet i AAK-së.

I ftuar në emisioni Rrokum Roll, Muharremi ka shprehur besimin se në këtë protestë do të ketë pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, e kjo sipas tij, për shkak të dy kauzave, shkaku i korrupsionit, zhvillimit ekonomik, krimit të organizuar dhe të tjera.

“Protesta nuk është veç e Aleancës dhe NISMA-s”, ka theksuar ai duke shtuar se do të marrë pjesë edhe shoqëria civile.

E sa i përket marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Muharremaj ka shprehur bindjen se nuk do të ratifikohet në Kuvend pasi që sipas tij nuk do ti ketë votat e Opozitës, e as disa të Pozitës.

“Këtë marrëveshje duhet ta bisedojnë edhe një herë të dy palët”, ka bërë thirrje ai.

Krejt në fund, Muharremaj ka thënë se kjo qeveria nuk ka mundësi ta përfundojë mandatin, duke aluduar se zgjedhjet pritet të mbahen deri në shtator-tetor të këtij viti. /Telegrafi/