Site icon Telegrafi

Në ”Terra Madre Salone Del Gusto” prezantohen prodhime nga Maqedonia

Njëzet prodhues të Maqedonisë nga sot e deri më 26 shtator marrin pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar për ushqim, Terra Madre Salone Del Gusto 2006, që organizohet në Torino të Italisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë panair marrin pjesë 5000 përfaqësues nga 160 vende të botës, mbi 800 ekspozues, 300 presidiume të Slow Food dhe 500 bashkësi ushqimes të Terra Madre, ndërkaq pritet që të ketë më shumë se një milion vizitorë.

Stenda e Maqedonisë do të prezantojë presidiumin e specit të Bukovës, reçelin e fikut të egër dhe rrushin Stanushina. Do të prezantohet edhe presidiumi mjaltit, por në kuadër të prezantimit të përbashkët nga Ballkani dhe Turqia./Telegrafi/

Exit mobile version