Site icon Telegrafi

Në tërë Kosovën vetëm 34 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen 34 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Ndërsa 92 pacientë janë në oksigjeno-terap dhe katër në gjendje të rëndë.

Sipas një postimit në rrjetin social në Facebook thuhet se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të shtrirë 83  pacientë, 15  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, dy në gjendje të rënduar dhe 70 me oksigjeno-terapi.

“Sipas raporteve nga klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 125 pacientë, 34 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 92 me oksigjenoterapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK janë të shtrirë 83  pacientë, 15  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 2 në gjendje të rënduar dhe 70  me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sa i përket numrit të pacientëve të shtrirë sipas klinikave janë:

Klinika Infektive, 26  pacientë

Klinika e Pulmologjisë,57 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 42  pacientë

2  në gjendje të rënduar

19 të konfirmuar pozitivë

22 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4  pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë. /Telegrafi/

Exit mobile version